Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e ka kaluar me vota Presidenten Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e vitit 2021, ishte bërë personi më i votuar në Kosovë, rekord të cilin tash e mban kreu i VV’së, Albin Kurti.
Konjufca, nga votat e rregullta, votat nëpër përfaqësi diplomatike dhe një pjesë e atyre me postë, ka marrë 302 mijë e 927 vota, duke u bërë kështu personi i dytë më i votuar, shkruan Reporteri.net.
Osmani në zgjedhjet e vitit 2021 kishte marrë 300 mijë e 756 vota.
Ndërkohë, Kurti deri tash ka 385 mijë e 900 vota, e VV 467 mijë e 125 vota./Reporteri.net
