Ligjvënësit britanikë sot do të votojnë për të tretën herë për Brexit-in, por vetëm për pjesën e marrëveshjes të negociuar me Bashkimin Evropian.
Ata do të votojnë mbi marrëveshjen e tërheqjes, por do të përjashtohet deklarata politike mbi marrëdhëniet e ardhshme me Bashkimin Evropian, të drejtat e qytetarëve dhe eksporti i ushqimeve të Irlandës në Britani.“Ligji është i ri dhe substancialisht i ndryshëm”, deklaroi kreu i i Dhomës së Komuneve, John Bercow, pasi kundërshtoi mbajtjen e një votimi javën e fundit me motivin se deputetët nuk mund të shqyrtojnë sërish një tekst që është kundërshtuar më parë.
Mirëpo, Keir Starmer, përfaqësuesi laburist i ngarkuar me Brexit, konfirmoi kundërshtimin e partisë së tij ndaj kësaj marrëveshje.Ai kundërshtoi gjithashtu edhe përpjekjen e ekzekutivit për të ndarë marrëveshjen e daljes nga deklarata politike mbi marrëdhëniet e ardhshme me BE-në.
Nëse deputetët e mbështesin planin, qeveria thotë se Britania e Madhe do të largohet nga Bashkimi Evropian më 22 maj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.