Mane, Salah, Firmino është treshja ndoshta më e frikshme në futboll, por këta tre kanë një statistikë të tmerrshme kundër Manchester Unitedit, ku vetëm senegalezi ka arritur të shënojë kundër ‘Djajve të Kuq’
Liverpooli këtë fundjavë luan me Manchester Untedin në kuadër të Premier Ligës, me ‘Të Kuqtë’ që janë në kërkim të rekordit në këtë takim, shkruan Reporteri.net
Nëse fitojnë atëherë do të bëjnë 18 fitore radhazi në kampionat dhe do ta barazojnë rekordin e Manchester Cityt.
Liverpooli e ka treshen e frikshme në sulm me Mane, Salah dhe Firmino, por këta futbollistë nuk kanë statistika të mira ndaj ‘Djajve të Kuq’.
Në 16 ndeshjet e fundit të Liverpoolit kundër Manchester Unitedit është vetëm Mane që ka gjetur rrjetën në fitoren 3-1 të vitit të kaluar në Anfield. Mo Salah dhe Roberto Firmino akoma nuk i kanë shënuar gol kundër Unitedit.
Madje, egjiptiani edhe gjatë sezonit ku shënoi 32 gola dështoi të realizonte ndaj Manchester Unitedit. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.