×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së, delegatët s’ia pranojnë dorëheqjen

    Reporteri
    31 Janar 2026 | 18:30

    Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të jetë në krye të LDK-së, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Me 164 vota, delegatët kanë hedhur poshtë dorëheqjen e Abdixhikut. Pro dorëheqjes së Abdixhikut votuan 136 delegatë.

    Votimi u zhvillua në mënyrë të fshehtë.

    Abdixhiku fatin e tij e la në duar të 355 delegatëve të cilët morën pjesë në votim sot në Kuvendin disaorësh të partisë.

    Abdixhiku në fjalën e tij para se të niste votimi ka paralajmëruar se LDK-ja ka nevojë për një organizim të fortë dhe të qëndrueshëm në të gjitha nivelet për të shmangur fragmentimin e partisë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!