×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / Foto

    “Drejtësi, jo politikë”, sheshet e kryeqytetit mbushen me qytetarë në marshin për çlirimtarët

    Reporteri
    17 Shkurt 2026 | 14:06

    Në 18 vjetorin e pavarësisë, në Prishtinë  ka nisur marshi “Drejtësi, jo politikë”, me kërkesën për drejtësi të paanshme në procesin gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së.

    Qytetarë të shumë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për të kërkuar drejtësi për ish-udhëheqësit e UÇK-së.

    Ky marsh po mbahet në 18 vjetorin e pavarësisë dhe në  kohën kur në Hagë po vazhdon procesi i deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj katërshes së UÇK-së. Dje u mbajt dita e gjashtë e deklaratave përmbyllëse, ndërsa procesi do të vazhdojë nesër.

    Krerët e shtetit në aktivitetet për shënimin e 18 vjetorit të pavarësisë përmendën luftën e drejtë të UÇK-së dhe procesin në Hagë, të cilin e cilësuan si të padrejtë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!