×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdullah Hoti: Vetëm shkarkimi i Lekajt, kërkim falje ndaj Zvicrës

    Reporteri
    29 Mars 2019 | 12:32
    ????????????????????????????????????

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj kërkesës së ministrit Pal Lekajt për largimin e ambasadorit të Zvicrës nga Kosova.


    Hoti thotë se me parat që Zvicra i shpenzon në Kosovë, përfshihen taksat e 200 mijë kosovarëve që i paguajnë në Zvicër.

    Sipas tij, vetëm shkarkimi i këtij ministri mund të jetë i mjaftueshëm për kërkim falje ndaj një vendi mik si Zvicra.

    Postimi i plotë i Hotit pa ndërhyrje:

    Eshte i pa precedent rasti qe nje minister i Qeverise se Kosoves kerkon largimin e nje ambasadori. Dhe ate te Zvicres, ku jane mbi 200 mije qytetare te Kosoves. Ne parate qe Zvicra shpenzon ne Kosove perfshihen edhe taksat e ketyre 200 mije qytetare te Kosoves qe i paguajne ne Zvicer. Prandaj, eshte me se legjitime te kerkohet llogari dhe shpenzim adekuat nga ana e Ambasadorit.
    Vetem shkarkimi ketij ministri mund te jete i mjaftueshem si kerkim falje ndaj nje vendi mik si Zvicra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!