×
  • Lajme
  • Lajme

    Redaktorja e RTK-së: Hera e dytë që mishi që blej në marketet e mëdha, më del i prishur

    Reporteri
    29 Mars 2019 | 13:42

    Qytetarët e Kosovës, vazhdojnë të konsumojnë mish dhe produkte të mishit, me cilësi të dyshimt. Pavarësisht bujës së madhe në media dhe konfiskimit të disa sasive të mishit të prishur nëpër markete, një fenomen i tillë vazhdon të jetë prezent në vend.


    Redaktorja e RTK’së, Ardiana Kabashi, ‘viktimë’ e këtyre rasteve, përmes një reagimi në Facebook, ka shprehur shqetësimin e saj, se si dyqanet në vend vazhdimisht nxjerrin për shitje mish, i cili mund të jetë helm për njerëzit, shkruan Reporteri.net.

    Ajo thotë se është hera e dytë brenda një kohe jo shumë të shkurtër, që i ka ndodhur të blejë mish të prishur, fillimisht në Viva Fresh, e së fundmi në Emona.

    Lexoni të plotë dhe pa ndërhyrje reagimin:

    Nuk eshte hera e pare qe blej mish te fresket te paketuar, te firmes Perutnina. E blej sepse besoj ne cilesine e prodhimeve sllovene.

    Dhe sot nuk eshte hera e pare qe mishi i pules doli i prishur dhe me ere te keqe.

    Heren e pare e bleva ne Viva Fresh te rrethi i lagjes se Spitalit, ndersa pak kohe pas ngjarjes, mediat njoftuan per ‘ripaketimin’ qe keto supermarkete po u bejne prodhimeve me afat te skaduar. Po ate dite, nje nga punetoret e supermarketit me tha se faji nuk ishte i tyre, por i distributoreve te ketij mishi, Kosmonte Food, nje firme kjo kosovare qe e paketon mishin, e si duket edhe ripaketon kur i skadon afati! Ne Viva Fresh m’i kthyen parate per tri paketimet e bleme dhe une ju thash se spo e lajmeroj rastin me besimin se s’do te perseritet. Keshtu jemi ne, presim mu perserit!

    Pas rastit te pare kur bleva mish te prishur qe afatin ne paketim e kish ne rregull, vendosa te blej mish pule nga prodhues kosovare.

    Por disi bindja e ideja se produktet sllovene jane cilesore, me pati bere te harroja ‘incidentin’ e kaluar.

    Sot hapa paketimin e mishit te blere pardje, afati i te cilit, sic shkruan ne paketim, skadon me 31 mars. Kete here e bleva ne Emona center. Era e keqe e mishit nuk me la vend per dilema e dyshime :((( Mishi i prishur i cili mesiguri eshte ripaketuar serish! Prodhuesi i njejte, distribuesi i njejte, supermarketi tjeter!

    Po trishtohem se me sa lehtesi shitesit, distributoret, tregtaret, na shesin mallera e ushqime qe rrezikojne jeten tone!

    Ndersa inspektorati ose eshte i korruptuar, ose eshte ne gjume… ose nuk ekziston fare! Ska cka debatohet ketu per gjerat qe duken ashiqare!

    Por edhe nje gje dihet: ne qytetaret e ketij vendi, paguajme qe shtetin, rregullin dhe kujdesin per sherbimet te na e bejne profiteret qe nuk zgjedhin menyra e mjete me fitue!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!