×
  • Lajme
  • Lajme

    Taksa si bumerang: BE për herë të parë po i heq Serbisë Kosovën si kusht për integrim

    Reporteri
    29 Mars 2019 | 13:27

    Komisionari Evropian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn, gjatë një vizitë zyrtare në Serbi, ku ka takuar edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë një mesazh të rëndë për Kosovën. Për herë të parë një zyrtar i lartë i BE’së, thotë se Kosova nuk mundet ta bllokojë procesin e integrimit të Serbisë në BE.


    Serbia edhe pse vazhdimisht ka thënë se kurrë nuk do ta njohë Kosovën, kishte pranuar që të dialogonte me Kosovën për të gjetur një zgjidhje pajtimi, pasi që ajo kushtëzohej se nuk mund të integrohej në BE, pa normalizim të marrëdhënieve me vendin fqinj.

    Por, pas kryeneçësisë që po tregon Kosova për të mos hequr takën, një zyrtar i lartë i BE’së, për herë të parë ka thënë se dialogu nuk duhet të jetë pengesë për integrimin e Serbisë në BE, shkruan reporteri.net.

    Hahn në Beograd tha se ngecja e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit nuk duhet të paraqesin problem për rrugën e Serbisë drejt integrimeve euroatlantike.

    Han në Beograd deklaroi se i vjen keq që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka ngecur, por sipas tij kjo nuk është arsye për të ndaluar rrugën e Serbisë drejt integrimeve euroantalntike.

    “Më vjen shumë keq që dialogu ka ngecur, kjo nuk është mirë. Do të ishte shumë gabim që rruga e Serbisë drejt integrimeve euroatlantike të ndalej vetëm pse dialogu është ndërprerë”, është shprehur ndër të tjera Hahn.

    Hahn ka deklaruar se janë në proces të hapjes edhe të një kapitulli në bisedimet mes Serbisë dhe BE-së.

    Ai po ashtu ka deklaruar se zgjedhjet për Parlamentin Evropian nuk kanë asnjë ndikim në procesin e integrimit të Serbisë në BE, sepse zhvillohen në nivel administrativ. /reporteri.net

     

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!