×
  • Sport
  • Sport

    ‘Ia hanksh ****n Zhegrovës’: Ish-futbollisti i Kosovës fyen rëndë Qeqa Krelanin

    Reporteri
    22 Tetor 2019 | 19:29

    Ish-futbollisti i reprezentacionit të Kosovës e që luan në ligën e Malajzisë, Liridon Krasniqi ka shpërthyer në fyerje në drejtim të gazetares së sportit Qeqa Krelani.


    Futbollisti që priti një kohë të gjatë thirrjen e Kosovës, e që nuk e mori kurrë, nuk është përmbajtur aspak kur e ka parë një emision se Edon Zhegrova po kritikohej dhe fyhej nga gazetarja, Qeqa Krelani, shkruan Reporteri.net

    Qeqa Krelani, para disa muajve ishte e ftuar në emisionin ‘Xing’ tek Ermal Mamaqi dhe në po atë emision kishte shfrytëzuar rastin të tregonte se si e kishin lëshuar nervat në rastin kur Edon Zhegrova kishte humbur një mundësi të mirë ndaj Danimarkës.

    “Ishte duke luajtur Kosova me Danimarkën edhe është një futbollist që e njohin të gjithë, është Edon Zhegrova që unë hiç se kom në qejf me thënë të drejtën edhe më vjen keq që po i thom prapë, duket një çik i dashurum në vetëvetën ai çuni edhe i kishte dy shanse brenda një shanse, ose të asistonte dhe po të asistonte u fuste gol, ose të shutonte”, është kjo deklarata e gazetares kosovare që e ka luajtur prej ‘fiqiri’ futbollistin kosovar.

    “Ooo, ia hanksh m*tin ti qura nihere”, është shprehur futbollisti kosovar, Liridon Krasniqi pasi dëgjoi fjalët e Qeqës.

    Sidoqoftë, opinioni është i ndarë sa i përket asaj se a ka bërë mirë Qeqa Krelani që është shprehur ashtu ndaj Zhegrovës, por nuk ka asnjë dyshim se askujt nuk do t’i vije mirë për gjuhën që e ka përdorur futbollisti që luan në ligën e Malajzisë.

    Ndryshe, Krasniqi kishte qenë i ftuar para disa viteve tek reprezentacioni i Kosovës në futboll, ku ka pasur disa paraqitje, por nuk ka arritur më që t’i bindë trajnerët se meriton një vend në Kombëtare./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!