Kanë kaluar 20 lojë në ndeshjen Poloni-Shqipëri.

Ende asnjëra nga skuadrat nuk e ka tundur portën kundërshtare.

14’- Mundësi e mirë për Shqipërinë, që nuk shfrytëzohet. Bajrami pason për Hoxhën në afërsi të zonës, por ky i fundit ngatërrohet.

Reklamë

10’- Ndizet sfida! Ajeti kërkon karton për goditje nga Lewandowski. Arbitri Taylor akordon vetëm faull.

8’- Tjetër mundësi e mirë për Poloninë. Bednarek provon me kokë, por Hysaj largon mbi vijën fatale.

5’- Pranë golit Polonia. Lewandowski i afrohet avantazhit, por gjuajtja e sulmuesit devijohet në këndore.

2’- Rrezik i polakëve nga e djathta. Juljan Shehu largon rrezikun.

Kjo ndeshje është tejet e rëndësishme për “Kuqezinjtë”, në rrugëtimin drejt kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Reklamë

Në rast të fitores, skuadra e drejtuar nga Sylvinho do të luante në finale më 31 mars, përballë fituesit të ndeshjes Suedi – Ukrainë.