Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, u ka bërë thirrje kryetarëve të komunave që të organizojnë vendosjen e ekraneve të mëdha nëpër sheshe për finale e play-offit për kualifikim në Kupën e Botës, ku Kosova do të përballet me Turqinë, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se të martën, shtetin e pret një moment historik.
“Megjithatë, kapaciteti i Stadiumi “Fadil Vokrri” është tejet i vogël, për të gjithë ata që duan të jenë në këtë ndeshje vendimtare. Prandaj, në frymë bashkëpunimi dhe solidariteti, ftojmë kryetarët e komunave që të organizojnë vendosjen e ekraneve të mëdha,në pajtim me rrethanat e sigurisë publike, në sheshet e qyteteve të tyre, në mënyrë që të gjithë qytetarë të kenë mundësinë të përjetojnë këtë natë historike”, ka thënë Rama.
“Le ta kthejmë çdo shesh në një tribunë mbështetjeje, çdo qytet në një zë të vetëm, dhe çdo qytetar në lojtarin e dymbëdhjetë të kombëtares sonë për kualifikimit historik në Kampionatin botëror. Ky është momenti ynë. Le ta jetojmë së bashku. Le ta shkruamë historinë në çdo qytet të Kosovës ??”, përfundon postimi i tij./Reporteri.net