×
  • Lajme
  • Lajme

    Kongresi Amerikan miraton rezolutën për vëllezërit Bytyqi

    Reporteri
    23 Tetor 2019 | 7:44

    Për herë të parë, Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës njëzëri miratoi një rezolutë në lidhje me vrasjet e sponsorizuara nga shteti i Serbisë për tre shtetasit amerikanë me prejardhje nga Kosova, pra rreth çështjes së vëllezërve Bytyqi duke hapur kështu rrugën per zbardhjen e pastaj kalimin në kongresin e plotë të SHBA’së.


    Pjesa unanime e rezolutës tregon pakënaqësitë rreth trajtimit të kësaj lënde nga ana e Presidentit serb Aleksander Vuçiç për çështjen e Vëllezërve Bytyqi.

    Vendimin e kongresit e ka përshëndetur edhe familjari i vëllezerve Bytyqi, Ilir Bytiqi. Ai ka thëne se familja e tij përulen nga veprimi i kongresit.

    “Familja ime i përulet vendimit i cili u morr nga Kongresi sot. Shpresojmë që Përfaqësuesi Special Matt Palmer dhe i dërguari special Rich Grenell do t’i dëgjojnë këta zëra dhe t’i japin përparësi çështjes së Vëllezërve Bytyqi dhe drejtësisë për krimet e luftës në punën e tyre. Sot, Kongresi tregoi se viktimat nuk mund të të injorohen ”, ka deklaruar familjari i vëllezërve Bytyqi, Ilir Bytyqi.

    I lumtur me vendimin e kongresit u shpreh edhe Fatos Bytyqi.

    “Kryetari Engel, Kongresmeni Zeldin dhe tani Dhoma e Përfaqësuesve të plotë vazhdojnë t’i japin familjes time forcën që na duhet për të luftuar për drejtësi. Unë kërkoj nga Përfaqësuesi Special Matt Palmer dhe i Dërguari Special Rich Grenell të tregojnë gjithashtu se lufta për çështjen e Vëllezërve Bytyqi është një përparësi amerikane. ”

    H.Con.Res. 32 rrëfen historinë faktike të çështjes Bytyqi, përfshirë përfshirjen e Vlastimir Djordjevic dhe Goran Radosavljevic në vrasje. Ai gjithashtu referon premtimet e prishura të Presidentit Aleksandar Vucic në këtë çështje, dhe shprehet se “përparimi në zgjidhjen e këtij rasti, ose mungesa e tij, duhet të mbetet një faktor domethënës që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Serbisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!