×
  • Sport
  • Sport

    S’ka paqe për Bayernin, lëndohet rëndë ylli tjetër i skuadrës

    Reporteri
    23 Tetor 2019 | 8:25

    Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic beson se Lucas Hernandez do të jetë jashtë fushave për “disa javë” pasi pësoi një dëmtim në këmbë në fitoren e së martës në Ligën e Kampionëve.


    Hernandez u detyrua të dalë nga fusha para golit të fitores së vështirë të Bayern 3-2 në Olympiacos pasi kriza mbrojtëse e ekipit u përkeqësua.

    Pasi humbën tashmë qendërmbrojtësin Niklas Sule për shkak të lëndimit në ligamentin anterior, Bayern pësoi një goditje të madhe kur transferimi rekord Hernandez u dëmtua në Greqi, transmeton lajmi.net.

    “Ai do të jetë jashtë për një kohë të gjatë. Disa javë”, i tha Salihamidzic Sport1 pas ndeshjes kundër Olympiacos.

    Trajneri Niko Kovac e di se lëndimi është i rëndë, por ka thënë që shpreson te më e mira.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!