Para ndeshjes finale të playoffit mes Kosovës dhe Turqisë në “Fadil Vokrri”, gazetarja turke Zeynep Ozdemir ka vlerësuar ekipin kosovar si shumë të rrezikshëm.
Ajo thotë se Kosova e ka sulmin e rrezikshëm.
“Kosova bën pasime shumë të mira kur ka posedimin e topit. Ata janë gjithashtu shumë të rrezikshëm në goditjet standarde… Muriqi dhe Asllani janë dy emra shumë efektivë në sulm”, u shpreh ajo
Ozdemir thekson se këta lojtarë mund të luajnë një rol kyç në ndeshjen vendimtare dhe se strategjia e Kosovës në posedim mund të krijojë surpriza për ekipin turk.
Ndeshja finale e play-offit zhvillohet të martën në “Fadil Vokrri”.