×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Reagim

    Blerta Deliu: Puç institucional, pa 80 deputetë nuk ka votim

    Reporteri
    27 Prill 2026 | 22:53
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu

    Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu, ka thënë se nisja e votimit për Presidentin nga VV me veç 64 deputetë në sallë, është “puç institucional”, shkruan Reporteri.net.

    Deliu ka deklaruar se pa 80 deputetë në sallë nuk ka votim, por vetëm shkelje.

    “Është puç institucional. Pa 80 deputetë në sallë nuk ka votim, ka vetëm shkelje. Pikë”, ka shkruar Deliu.

    Seanca e sotme u bojkotua nga opozita. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, pasi e ndërpreu seancën e sotme, njoftoi se do të vazhdojë nesër me fillim nga ora 10:00, teksa i bëri thirrje opozitës të marrë pjesë.

    Për Presidente u propozuan Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!