Partia Demokratike e Kosovës në legjislaturën e re të Kuvendit sipas rezultateve të deritanishme, sigurisht jozyrtare, do të ketë 5 deputete të reja, kurse 4 deputete që kanë qenë mandatin e kaluar kanë arritur ta sigurojnë sërish një vend në Kuvend.
Sipas listës që ka siguruar Reporteri.net, Eliza Hoxha, Ariana Musliu-Shoshi, Besa Ismaili, Filloretë Zejnullahu dhe Valdete Idrizi janë deputetet e reja të PDK-së, kurse edhe një mandate kanë fituar Evgjeni Thaçi-Dragusha, Ganimete Musliu dhe Blerta Deliu.
Por kush janë ish-deputetet që garuan në zgjedhjet e 6 tetorit për të fituar një mandate të ri e sipas rezultateve të deritanishme gjithnjë jo zyrtare nuk kanë arritur të fitojnë votat e qytetarëve për t’u bërë pjesë e legjislaturës së VII-të.
Xhevahire Izmaku, Luljeta Veselaj Gutaj, Mexhide Mjaku Topalli dhe Safete Hadergjonaj janë 4 ish-deputetet që kanë dështuar të fitojnë një mandate të ri, shkruan Reporteri.net.
Kurse dy ish-deputetet e kësaj partie Flora Brovina e Sala Berisha-Shala nuk kanë qenë pjesë e garës zgjedhore.
Kujtojmë kjo e fundit ka thënë se ka dashur t’iu lëshojë rrugë të rinjëve, dhe se ka dashur ta mbështet burrin e saj Ferat Shala që të bëhet deputet. /Reporteri.net/.