×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë 8 gratë e PDK-së që bëhen deputete

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 17:01

    Partia Demokratike e Kosovës në legjislaturën e re të Kuvendit sipas rezultateve të deritanishme, sigurisht jozyrtare, do të ketë 5 deputete të reja, kurse 4 deputete që kanë qenë mandatin e kaluar kanë arritur ta sigurojnë sërish një vend në Kuvend.


    Sipas listës që ka siguruar Reporteri.net, Eliza Hoxha, Ariana Musliu-Shoshi, Besa Ismaili, Filloretë Zejnullahu dhe Valdete Idrizi janë deputetet e reja të PDK-së, kurse edhe një mandate kanë fituar Evgjeni Thaçi-Dragusha, Ganimete Musliu dhe Blerta Deliu.

    Eliza Hoxha ka fituar 9,256, Ariana Musliu-Shoshi 8,778, Evgjeni Thaçi-Dragusha 8,333, Ganimete Musliu 8,240, Blerta Deliu-Kodra 8,078, Besa Ismaili-Ahmeti 7,876, Floretë Zejnullahu 7,033 dhe Valdete Idrizi 6,226. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!