×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    Rreth 25% e votave të numëruara në Prishtinë: Garë e ashpër mes Osmanit dhe Kica-Xhelilit, mbetet mbrapa edhe Abdixhiku

    Reporteri
    10 Qershor 2026 | 11:40

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 24.43% nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë. Në Komunën e Prishtinës, Lidhje Demokratike e Kosovës aktualisht ka marrë 22.95% apo 5,659 Vota.

    Vjosa Osmani si bartëse e listës, është e para me 3,366 vota kur janë numëruar 64 vendvotime nga 262 sa janë në total. Jo larg saj është deputetja Doarsa Kica-Xhelili e cila radhitet e dyta me 3,132 vota, duke lënë kështu kryetarin e partisë në vend të tretë.

    Lumir Abdixhiku në Prishtinë deri tani numëron 2,972 vota.

    Kjo është 10-shja më e votuar në Prishtinë e LDK-së deri tani:

    1.[1] VJOSA OSMANI SADRIU 3,366 Vota
    2.[4] DOARSA KICA XHELILI 3,132 Vota
    3.[2] LUMIR ABDIXHIKU 2,972 Vota
    4.[12] HYKMETE BAJRAMI 2,741 Vota
    5.[11] AVDULLAH HOTI 2,479 Vota
    6.[3] KUJTIM SHALA 1,730 Vota
    7.[23] ERMAL SADIKU 1,730 Vota
    8.[8] UKË RUGOVA 1,655 Vota
    9.[14] BESIAN MUSTAFA 1,638 Vota
    10.[6] JEHONA LUSHAKU SADRIU 1,551 Vota

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!