×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026 / Rezultatet

    Numërimi i votave të rregullta drejt fundit, këta janë kandidatët më të votuar

    Reporteri
    12 Qershor 2026 | 11:28

    Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po shkon drejt fundit. Vendvotimet e fundit që po numërohen janë në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan, shkruan Reporteri.net.

    Deri tash, janë procesuar mbi 95% e votave. Këto të dhëna përfshojnë 2 mijë e 395 vendvotime.

    Nga VV, më të votuarit janë Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.

    Në PDK prin Bedri Hamza, pasuar nga Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili dhe Vlora Çitaku.

    Tek LDK, më të votuarit janë Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti.

    Në AAK më të votuarit janë Ardian Gjini, Ramush Haradinaj,  Daut Haradinaj, Besnik Tahiri dhe Bekë Berisha./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!