×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Përçarja në LDK

    Iu kërkua dorëheqja nga tri degë, Abdixhiku reagon përsëri: Ju ftoj në durim

    Reporteri
    24 Qershor 2026 | 7:25

    Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka ftuar anëtarësinë për durim, mes kërkesave të tri degëve për dorëheqjen e tij.

    Abdixhiku thotë se po merr mbështetje privatisht.

    “E kuptoj se anëtarësia jonë është e shqetësuar. Por sonte ju ftoj në durim. Ka momente kur padrejtësia duket më e madhe se mundi ynë; por janë pikërisht ato momente që e provojnë karakterin tonë. Ky karakter do t’i tejkalojë llogaritë e vogla; siç i ka tejkaluar gjithëherë”, ka shkruar ai.

    Duke u thirrur në rezultatin e dobët zgjedhor dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Pejë, ajo në Lipjan si dhe dega e dytë e LDK-së në Prishtinë kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të kësaj partie Lumir Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!