Marshimi i mijëra qytetarëve që nisi pas përfundimit të fjalimeve përpara kryeministrisë në Shqipëri po vijon përgjatë akseve kryesore të Tiranës.

Turma e madhe e protestuesve po lëviz në bllok, duke krijuar një kordon masiv njerëzor, ndërsa atmosfera në rrugët e kryeqytetit mbetet tejet e ndezur nga thirrjet unanime të pjesëmarrësve.

“Ju erdhi fundi!” dhe “Rama jep dorëheqjen!”, janë thirrjet e turmës.

Reklamë

Në këtë marshim po marrin pjesë shqiptarë nga diaspora të cilët kanë udhëtuar nga vendet ku punojnë dhe jetojnë për t’u bashkuar në këtë protestë qytetare.

Pak ditë më parë, organizatorët bënë publike kërkesat e tyre kryesore, mes të cilave përfshihen dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë, si dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.