Pesë protestuesit e shoqëruar në Komisariatin nr. 1 pas përplasjes me policinë janë lënë të lirë pas disa orësh. Ndaj asnjërit prej tyre nuk është regjistruar procedim penal.

Mes të liruarve ishte edhe Dritan Goxhaj, i cili deklaroi se shoqërimi u bë me pretendimin për kundërshtim të punonjësve të policisë, por sqaroi se të pesë protestuesit janë liruar pa u proceduar penalisht.

Njëri prej protestuesve është dërguar në spital për shkak të dëmtimeve të marra gjatë ndërhyrjes së policisë.

Reklamë

Pas lirimit të tyre, vëmendja zhvendoset te dita e 31’të e protestës, e cila pritet të nisë në orën 19:00 përpara Kryeministrisë./Vna.al