Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Shkodër, ku raportohet se një person ka vrarë bashkëshorten e tij, shkruan A2 CNN.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në unazën lindore të qytetit.
Rreth orës 13:30, shtetasi 64-vjeç, ka qëlluar me çifte bashkëshorten e tij, 54 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake, policia ka arrestuar autorin.
Detaje të tjera nuk dihen ende.