Dy vëllezër binjakë që kanë ndarë të njëjtën patentë shoferi për 20 vjet në Kinë, më në fund janë kapur nga policia.
Njeriu i quajtur Yan, u ndalua nga policia e trafikut të enjten e kaluar pasi u dyshua për ngasje me licencë të revokuar dhe gënjeu se ai ishte vëllai i tij më i vogël,shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
Pavarësisht nga ngjashmëria mes tyre oficerët policorë vunë re nga një bazë të dhënash ID se vëllai i vogël kishte kokën plot flokë, ndërkohë që vëllai i vogël kishte mungesë të flokëve.
Zyrtari pas më pas kërkoi nga ai që ta hiqte kapelën duke zbuluar identitetin e tij të vërtetë. “Ndonëse dukeshin vërtet të njëjtë, kishte disa veçori që i veçonin, duke përfshirë trashësinë dhe gjatësinë e flokëve të tyre”, tha oficeri Zhao Xin.
“Unë kam qenë duke përdorur të njëjtën patentë shoferi me vëllain tim më të vogël për 20 vjet”, kishte thënë Yan për policinë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.