×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Kërkojnë vazhdimin e seancës

    AAK-ja i bashkohet PDK-së, deputetët do të qëndrojnë në sallën plenare

    Reporteri
    12 Gusht 2026 | 11:42

    Deputetët e Aleancës do të qëndrojnë në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.

    Deputeti i kësaj partie, Besnik Tahiri, tha se do t’i bashkohen deputetëve të PDK-së, të cilët kanë paralajmëruar se do te qëndrojnë në sallën plenare prej orës 11:00, derisa i kanë bërë thirrje kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që thërras vazhdimin e seancës.

    Ndërkohë, mediat nuk po lejohen të hyjmë brenda objektit të Kuvendit për siç kanë paralajmëruar PDK-ja qëndrimin në sallën plenare.

    “Sic e dini PDK-ja ka thirrë seancë në orën 11:00 dhe Aleanca do të marrë pjesë. Tash është informata që mediat nuk po lejohen të marrin pjesë në seancë. Nuk e dimë se qysh e pse. Mirëpo mungesa e transparencës dhe qasja që e kemi nga LVV-ja është duke e çuar shtetin e Kosovës në humnerë”, tha ai.

    Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar, pasi në dy tentimet e deritanishme nuk është arritur të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të përmbyllet procesi i konstituimit të Legjislaturës së 11-të. Seanca konstituive po vazhdon të jetë në qendër të përplasjeve mes partive parlamentare, ndërsa dështimi për formimin e institucioneve po e zgjat krizën politike në vend. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike, në përpjekje për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja, ndërkohë që deputetët pritet të rikthehen sërish në përpjekje për konstituimin e Kuvendit, në një proces që është kusht për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!