×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Finlanda stërvit për herë të parë civilët për luftë

    Reporteri
    03 Shtator 2026 | 16:10

    Finlanda ka nisur stërvitjen më të madhe të mbrojtjes civile në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore, mes rrezikut se lufta ruse në Ukrainë mund të kapërcejë kufijtë e NATO-s dhe të godasë vendet europiane, teksa zyrtarët perëndimorë akuzojnë Rusinë për një fushatë sabotazhi dhe sulmesh me dronë në mbarë kontinentin.

    Mbi 2 mijë banorë dhe rekrutë ushtarakë morën pjesë në simulimin e mbajtur në qytetin jugor të Kuopios, duke u strehuar në bunkerë nëntokësorë të projektuar për t’i bërë ballë sulmeve bërthamore, kimike dhe me raketa.

    Sipas drejtuesve të stërvitjes, skenari parashikonte dëmtimin e infrastrukturës kritike të energjisë dhe ujit nga sulmet kibernetike. Që nga anëtarësimi i Finlandës në NATO dhe ndërprerja e blerjes së karburantit rus, kompanitë vendase të energjisë kanë raportuar një rritje të ndjeshme të sulmeve kibernetike dhe fluturimeve të dyshimta të dronëve mbi rrjetet elektrike.

    Autoritetet finlandeze theksojnë se mbrojtja e vendit mbështetet në përgatitjen e popullsisë për të mbijetuar e pavarur për të paktën 72 orë në rast krize. Finlanda mban një sistem të fortë shërbimi ushtarak të detyruar, i nxitur nga përvoja historike e luftërave me Bashkimin Sovjetik dhe mësimet e marra nga konflikti aktual në Ukrainë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!