Volodymyr Zelenskyy ka thënë se negociatat e paqes me SHBA-në mbi luftën në Ukrainë kanë qenë “shumë thelbësore”.
Presidenti ukrainas tha se SHBA-të dhe ekipi i tij diskutuan furnizimin me raketa mbrojtëse ajrore dhe një paketë mbështetjeje dimërore.
Raportohet se pala amerikane u drejtua nga i dërguari i Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit amerikan, Jared Kushner.
Të dy ekipet biseduan për sigurinë dhe garancitë ekonomike për Kievin dhe një plan prosperiteti, sipas Zelenskyt.
Ai tha gjithashtu se amerikanët dhe evropianët kanë vënë re se Ukraina është bërë më e fortë.
Udhëheqësi ukrainas tha ndër tjera se “ne duhet të bëjmë gjithçka që të zhvillohen takime trepalëshe me Rusinë… duhet të shohim se çfarë thotë Rusia”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




