×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    Bajrami: Urgjente të shpëtohet Kosova – kush e shkel Kushtetutën, sikurse armiqtë e shtetit, të përfundojë në burg

    Reporteri
    11 Shtator 2026 | 12:37

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është urgjencë kombëtare të shpëtohet Kosova. Bajrami ka thënë se duhet të jetësohet nisma e IKD-së për ta bërë vepër penale shkeljen e Kushtetutës.

    Bajrami ka thënë se kushdo që e shkel Kushtetutën “njëjtë si armiqtë e këtij shteti” të përfundojë në burg.

    “Është urgjencë kombëtare të shpëtohet ky shtet. Puna e parë në Kuvend do të jetë jetësimi i nismës së IKD-së për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës, në mënyrë që ata që e shkelin Kushtetutën, njësoj si armiqtë e këtij shteti, të përfundojnë në burg, të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Sepse ky vend nuk është ndërtuar që një mashtrues, i cili erdhi në pushtet me premtimin e bashkimit kombëtar, ta rrënojë shtetin për të cilin njerëzit kanë dhënë jetën, kanë dhënë gjymtyrët dhe mbajnë ende plagët në trup!”, ka shkruar Bajrami.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!