Southampton ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 1:0 në ndeshjen kundër Manchester Cityt, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin Etihad, në kuadër të xhiros së 11-të të sezonit 2019/20 të Premierligës.
Në minutën e 13-të të ndeshjes, James Ward-Prowse e shfrytëzoi një top të kthyer nga Ederson për ta kaluar në epërsi skuadrën e tij.