Për Vladimir Bilçikun, eurodeputetin sllovak i cili është edhe raportuesi i ri i Parlamentit Evropian për Serbinë, vendi ballkanik duhet të përshpejtojë reformat dhe dialogun me Prishtinën.
I cituar nga media në Beograd, Bilçik, i cili zëvendëson në këtë detyrë gjermanin, David McAllister, nënvizon rëndësinë e reformave për shtetin e së drejtës, cilësinë e demokracisë, përfshirë lirinë e vërtetë të medieve, që është thelbësore për transformimin e shoqërisë, ndërkohë që për Kosovën nënvizon se është e nevojshme një ndjenjë më e lartë përgjegjësie dhe një demonstrim i vullnetit të mirë nga të dy palët.
Sipas tij, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e Serbisë, Kosovës dhe pjesës tjetër të rajonit.
”Dialogu është i lidhur edhe me takime të rëndësishme politike, në gjendje që t’i japin procesit të negociatave një shtytje të re. Në Prishtinë, pas votimeve të 6 tetorit, do të ketë një qeveri të re, në Serbi do të votohet pranverën e ardhshme dhe KE do të ketë së shpejti një kompozim të ri, përfshirë komisionerin e ri për zgjerimin dhe përfaqësuesin e ri të lartë për dialogun Beograd-Prishtinë”, tha Bilçik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.