Mbrojtja e Rexhep Selimit, e udhëhequr nga avokati Geoffrey Roberts, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, me të cilin Selimi u dënua me 13 vjet burgim.

Në një deklaratë për media, Roberts tha se mbrojtja është “shumë e zhgënjyer” me aktgjykimin, por theksoi se vendimi është i shkallës së parë.

“Jemi shumë të zhgënjyer me aktgjykimin, por është shumë e rëndësishme të theksohet se kjo është vetëm faza e parë, beteja e parë, si të thuash. Z. Selimi synon plotësisht t’i ushtrojë të drejtat e tij për ta apeluar këtë aktgjykim përmes kuadrit ligjor të Kosovës dhe ne jemi të bindur se në fund, përfundimisht, ai do të shpallet i pafajshëm për të gjitha këto akuza”, ka deklaruar Roberts.

Reklamë

I pyetur për gjendjen e Selimit pas shpalljes së aktgjykimit, avokati tha se ishte takuar me klientin e tij dhe kishte diskutuar me të për vendimin.

Megjithatë, Roberts nuk pranoi të japë detaje të tjera lidhur me bisedën.

“Më vjen keq, nuk do të pranoj pyetje. Jam takuar me z. Selimi dhe kemi diskutuar për aktgjykimin, por nuk do të jap më shumë detaje”, tha ai.