Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se të hënën do të organizojë një marshim drejt Sheshit “Skënderbeu”, në mbështetje të UÇK-së dhe, siç thuhet në njoftim, për drejtësinë dhe historinë e Kosovës.
Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, studentët do të mblidhen në orën 11:30 te Qendra e Studentëve, prej nga do të marshojnë së bashku drejt sheshit.
“Të hënën, të gjithë në shesh! Për UÇK-në, për drejtësinë, për historinë tonë”, thuhet në njoftimin e Parlamentit Studentor.
Në njoftim, studentëve u është bërë thirrje që të marrin pjesë pa maska.
“Ejani pa maska. Jemi në të drejtën tonë dhe nuk kemi asgjë për të fshehur”, thuhet tutje në njoftim.
Parlamenti Studentor ka bërë të ditur se marshimi do të nisë nga Qendra e Studentëve në orën 11:30 dhe do të vazhdojë drejt Sheshit “Skënderbeu”.