Protestat në Kosovë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së kanë vazhduar edhe sonte.
Në kryeqytet sot po zhvillohet dita e 11-të e protestës për të kundërshtuar vendimin dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Protestuesit kanë marrë me vete pankarta, flamuj dhe bluza me mesazhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit të shqiptuar më 16 shtator ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.