×
  • Sport
  • Sport

    Ku je kanë ma herët? Edon Zhegrova pas kritikave fillon të lë gjurmë te Baseli

    Reporteri
    03 Nëntor 2019 | 18:57

    Edon Zhegrova sot ndoshta pati njërën nga paraqitjet më të mira me fanellën e Baselit


    Basel barazoi 1-1 me Xamaxin në kuadër të Superligës së Zvicrës me yllin e Kombëtares së Kosovës që shkëlqeu në këtë takim, shkruan Reporteri.net

    Zhegrova në këtë takim u inkuadrua në minutën e 16-të për të dhuruar më pas një paraqitje fenomenale ku do të asistonte në golin e barazimit, dhe në fund do të shpallej edhe lojtari i ndeshjes.

    20 vjeçari s’ka një javë që u kritikua në një artikull të gazetëz zvicerane Blick, e cila thoshte se Baseli nuk do ta mbajë në skuadër Edonin.

    Por, kjo paraqitje e sotme mund të jetë një pikë kthese në karrierën e Zhegrovës te Baseli. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!