×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Kosovës

    Reporteri
    04 Nëntor 2019 | 16:18

    Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Kosovës Nait Hasani, i cili ka dorëzuar letrat kredenciale.


    Me këtë rast Meta i shprehu mbështetje Hasanit, mbështetjen e plotë në kryerjen me sukses të misionit të tij në Tiranë.

    Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019, si tregues i maturisë politike, demokratike e institucionale të Kosovës.

    Ai u shpreh se marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera dhe vlerësoi se bashkëpunimi midis dy vendeve është stabilizues për rajonin dhe motivues për perspektivën euroatlantike.

    “Liberalizimin i vizave për qytetarët e Kosovës është i domosdoshëm, dhe duhet të realizohet sa më parë”, tha Meta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!