Tomë Gashi, avokat i familjes Dehari, i ka dërguar një letër kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, të cilit i ka kërkuar të gjitha shkresat e lëndës të dërguara në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Lozanë-Zvicër, në gjuhën në të cilën janë përkthyer për tu dërguar në Zvicër.
“Ju lus që, sa më shpejt që të jetë e mundur të më dërgoni aktvendimin mbi zhvillimin e hetimeve në drejtim të zbulimit të vrasësve të Astrit Dehari”, thuhet ndër të tjera në letrën e avokatit Gashi dërguar prokurorit Lumezi, shkruan Reporteri.net.
Pasi që lënda ka kërkuar në Prokurorinë Speciale, avokati Gashi kërkon që atij si avokat i familjes Dehari por dhe kësaj të fundit t’i dërgohen të gjitha materialet-provat për rastin në fjalë. /Reporteri.net/.