×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takon Zaevin, tregon çfarë kanë biseduar

    Reporteri
    04 Nëntor 2019 | 17:20

    Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka takuar sot kryeministrin në dorëheqje të Maqedonisë, Zoran Zaev.


    Kurti thotë me Zaevin ka biseduar për situatën politike në mes dy vendeve dhe mundësinë e bashkëpunimit.

    “Sot në Shkup takova kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, me bashkëpunëtorët e tij. I shoqëruar nga anëtarët e kryesisë, znj. Fitore Pacolli-Dalipi dhe z. Liburn Aliu, biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjelltë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian. Do të mbetemi në komunikim të vazhdueshëm për takime e bashkëpunime në të ardhmen”, ka shkruar Kurti në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!