×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja shprehet e bindur: Për 2 javë e kryejmë marrëveshjen me LDK-në

    Reporteri
    04 Nëntor 2019 | 17:53

    Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje pas përfundimit të takimit të pestë të grupeve punuese mes LDK-së e VV-së ka thënë se takimi i sotëm ku u diskutua për shëndetësinë e kulturën ka qenë më i miri të gjitha takimet tjera, pasi kanë arritur pajtueshmëri thuajse 100 % për gjithçka.


    Ai tha se kanë pasur mospajtime siç i quajti tretësore, të natyrës teknike dhe kohore, pra sa janë në gjendje t’i realizojnë punët e parapara në afatin kohor.

    Konjufca tregoi edhe sa mund të zgjatin takimet e tilla, që kanë synim më pas krijimin e qeverisë së re.

    “Për 10 ditë ose dy javë do të përfundojnë negociatat për krijimin e qeverisë së re”, ka deklaruar Konjufca para mediave pas përfundimit të takimit, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se KQZ ende nuk ka dhënë një datë se kur mund të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!