Skuadra e çaktivizimit të bombave në Suedi janë thirrur në 30 shpërthime gjatë dy muajve të fundit dhe 100 deri më tani këtë vit, më shumë se dyfishi i numrit i regjistruar në të njëjtën periudhë në 2018-tën.
Ky fenomen vjen në kohën kur është shtuar ndjeshëm shqetësimi mbi nivelet e dhunës nga bandat kriminale. Policia arrestoi tre persona gjatë fundjavës pas një shpërthimi në një bllok apartamentesh në qytetin jugor të Malmös paraditen e së premtes. Shpërthimi shkatërroi derën kryesore të ndërtesës dhe dritaret, e dëmtoi edhe rrugën përpara hyrjes.
Brenda 24 orësh, ai do të pasohej nga dy të tjerë, njoftuan media lokale, e ka pasur edhe gjetke shkatërrime që kanë shenjestruar makina e kanë dëmtuar prona.
“Ka 10 milion njerëz në Suedi dhe unë nuk kam gjetur ekuivalentin e këtij niveli shpërthimesh në ndonjë vend të industrializuar,” i tha radiotelevizionit publik SVT Ylva Ehrlin, një analiste me skuadrën e bombave, transmeton Tch.
Shumica e eksplozivëve javë vendosur në qytete të mëdha, e 19 prej tyre kanë shpërthyer vetëm në Stokholm këtë vit, thotë “The Guardian”. Edhe pse deri tani askush nuk ka vdekur, autoritetet shprehen se rreziku që këto episode të shkaktojnë viktima, është i lartë. Ekspertët besojnë se qëllimi kryesor i tyre është frikësimi i bandave rivale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.