Nuk është vetëm Franca e shqetësuar nga rritja e numrit të azilkërkuesve shqiptarë.
Vëmendjen te ky fenomen e ka tërhequr edhe kryeministri i Irlandës, Leo Vardkar, i cili deklaroi se qytetarët shqiptarë dhe ato gjeorgjianë janë shtysa kryesore në rritjen e kërkesave për azil me të cilën po përballet vendi i tij.
Shefi i ekzekutivit irlandez u shpreh se emigrantet nga të dy këto vende udhëtojnë në shumë prej rasteve drejt Irlandës me dokumente të rreme.
Mediet vendase shkruajnë se qytetarët e nacionalitetit shqiptar dhe atij gjeorgjian, konkurrojnë bindshëm edhe me sirianët.
“Qeveria po shton kontrollet në aeroporte për t’i ndaluar që të vijnë këtu dhe i kemi kërkuar linjave ajrore që t’i kthejnë pas”, u shpreh kryeministri, transmeton tch.
Ka shumë mënyra për të hyrë në Irlandë në mënyrë të ligjshme, ndaj nuk do ti tolerojmë ato ilegale, ka shtuar ai.
Sipas të dhënave të Eurostatit, 26% më shumë shqiptare kërkuan azil për të parën herë në një nga vendet e BE-së gjatë 3 muajve të parë 2019.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.