×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në Divjakë, motoçiklisti godet rëndë 80 vjeçarin dhe largohet

    Reporteri
    04 Nëntor 2019 | 19:12

    Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e kësaj të hënë në Divjakë.


    Një 80 vjeçar nga Divjaka është aksidentuar mbrëmjen e sotme në lagjen numër 2 të këtij qyteti.

    80 vjeçari Ndrek Prendi ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga 2 persona të cilët udhëtonin me motoçikletë, ku pas goditjes janë larguar nga vendngjarja.

    80 vjeçari Prendi është dërguar në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë për jetën. Policia e Divjakës po punon për identifikimin e personave që udhëtonin me motor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!