×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Grabitet kasaforta e postës në Krujë, arrestohet roja privat

    Reporteri
    04 Nëntor 2019 | 19:28

    Gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme është vjedhur me thyerje kasaforta e postës së Krujës. Mësohet se autorët kanë marrë një sasi lekësh dhe një sasi valute dhe më pas janë larguar.


    Për ngjarjen policia arrestoi shtetasin me iniciale B.P., roja private i postës.

    “Pas marrjes dijeni për ngjarjen nuk ka kryer sipas detyrimeve ligjore njoftimin e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, as në momentin kur patrulla e policisë ka kaluar dhe e ka pyetur nëse kishte ndonjë problem tek posta, me pretendimin se është kërcënuar nga autorët”, sqaron policia, transmeton orannews.

    Gjithashtu është shpallur në kërkim për “Shpërdorim detyre” dhe specialisti i sallës së SHPSF-ve, shtetasit S. T., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos njoftuar Policinë e Shtetit.

    Një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë për hetimin e vjedhjeve me dhunë dhe krimeve kundër pasurisë, po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Krujë për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!