×
  • Lajme
  • Lajme

    Studentët e Fakultetit të Arteve bojkotojnë nesër mësimin, kjo është arsyeja

    Reporteri
    04 Nëntor 2019 | 20:21

    Këshilli Studentor i Fakultetit të Arteve, e ka kundërshtuar vendimin diskriminues të MASHT-it për konkursin e bursave, për studentët e Universitetit të Prishtinës dhe për këtë shkak kanë nisur të protestojnë.


    Njëri nga organizatorët e kësaj proteste, Edison Bibaj, ka thënë për Klan Kosova se kostoja e studentëve është shumë e lartë dhe e papërballueshme.

    “Fakulteti i arteve ka marrë benefite vitin e kaluar. Këtë vit është neglizhuar. Ministri ka premtuar se bursat do të rriten vit për vit dhe se nuk diskutohet heqja e bursave në Fakultetin e Arteve. Ai është zotuar që do të rriten por e gjithë kjo ka dalë të jetë vetëm fushatë paraelektorale”.

    “Ne duam takim me Ministrin. Fakulteti i Arteve ka 700 deri 800 studentë, 15 ose 20% prej tyre janë bursist. Ne nuk pajtohemi me këtë gjë. Ai po i ikën përgjegjësisë së tij. Kemi kërkuar takime në momentin kur është publikuar lista, ai nuk ishte në gjendje të na presë gjë që e ka për obligim”, tha Bibaj, shkruan Klan Kosova.

    Ai shtoi se studentët nesër do të bojkotojnë mësimin dhe prej orës 11:00 deri në 12:00 do të ketë grevë.

    “Kemi përkrahje nga studentët, dekani, këshilli i fakulteteve dhe nga gjithë profesorët”, tha ai..

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!