Një prift katolik raportohet se humbi jetën pasi një kryq ra mbi të.

Ngjarja ndodhi ndërsa ai po kremtonte meshën në Ekuador, raportojnë mediat e huaja.

Mesha ishte duke u transmetuar drejtpërdrejt në atë moment.

Reklamë

Pamjet, të shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale, tregojnë Atë Patricio Alfredo Sánchez Molinari, famullitarin e kishës “Perpetuo Socorro”, duke iu drejtuar besimtarëve në Guayaquil të shtunën, pak para se kryqi të binte mbi të.

Të dielën, Kryedioqeza e Guayaquil konfirmoi vdekjen e Atë Molinarit përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“…Jepi atij, o Zot, pushimin e amshuar. Dhe drita e pafund le të shndrisë mbi të. U prehtë në paqe. Amen”, thuhej në njoftim.