Një burrë është arrestuar në Kamenicë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 11:00.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/