Ndeshja mes Shqipërisë dhe Finlandës do të arbitrohet nga një trupë gjyqtarësh portugezë me kryesor João Pinheiro.

UEFA ia ka besuar një arbitri me shumë eksperiencë këtë sfidë vendimtare të Ligës së Kombeve.

Pinheiro ka qenë pjesë e Botërorit në SHBA ku arbitroi 6 ndeshje, ku në disa prej tyre nuk munguan polemikat.

Reklamë

Ai është 38-vjeç dhe prej dhjetë vitesh ka marrë stemëm e FIFA-s si arbitër ndërkombëtar.

Portugezi nuk ka arbitruar kurrë më parë ndeshje të Kombëtares shqiptare.