Lamine Yamal vazhdon të jetë inspirim për futbollistët e rinj, madje edhe për lojtarët që luajnë në skuadra të tjera evropiane.

Këtë e ka pranuar edhe talenti i Liverpoolit, Rio Ngumoha, i cili ka folur me superlativa për yllin e Barcelonës në një intervistë për “The Independent”, përcjell “Gazeta Express”.

“Unë mendoj se ajo që po bën ai e ka ndryshuar futbollin për lojtarët e rinj. Është i jashtëzakonshëm dhe njëri prej më të mirëve në botë”, deklaroi Ngumoha.

Reklamë

Talenti anglez theksoi se paraqitjet e Yamalit u japin motivim futbollistëve të rinj që të luajnë me më shumë liri.

“Ta shohësh se çfarë mund të bëjë në një moshë kaq të re, na frymëzon mua dhe të gjithë lojtarët e tjerë të rinj. Ai luan sikur fusha të ishte e tij. Është një sfidë e mirë”, shtoi futbollisti i Liverpoolit.