Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka kritikuar politikën e Bashkimit Europian për mënyrën se si është trajtuar procesi i zgjerimit, duke iu referuar edhe periudhës kur Shqipëria mbeti e bllokuar për shkak të vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.

Gjatë fjalës së tij në Forumin e Zgjerimit në Bruksel, Edi Rama deklaroi se politika europiane ka mbetur pas procesit dhe se shpreson që BE-ja të gjejë një moment të ngjashëm me atë të ribashkimit të Gjermanisë, nën drejtimin e Helmut Kohl.

Edi Rama: Politika e BE-së shpesh na zhgënjen. Nuk do t’i kthehem kohës së poshtërimit, tre vjet, falë vendit të kolegut tim këtu (Maqedonisë së Veriut). Politika, pra, është shumë pas, mbetet shumë pas dhe ajo çfarë shpresoj dhe për të cilën lutem është që sot Europa të gjejë momentin e saj Helmut Kohl.

Reklamë

Helmut Kohl nuk shkoi në vendin ku ishte muri për t’u thënë bashkëatdhetarëve të tij: ‘Jeni të lirë’. Jo, ai tha: ‘Tashmë jemi bashkë, pjesa tjetër do të vijë’.

Kështu që besoj se ka ardhur koha që Komisioni Europian, Këshilli dhe BE-ja t’i sjellin këta të shtatë dhe t’i ulin përreth tryezës.