Më përfundimin e pezullimit në muajin tetor, Platini kërkon pagat e prapambetura dhe një bonus “të parashikuar nga kontrata e tij”, si dhe pagesat e tarifave të avokatëve pas procedimeve të shumta të nisura vitet e fundit.
Sipas disa burimeve, shuma totale që kërkon ish-kampioni francez, sot 64 vjeç, do të arrinte në rreth 7.2 milion euro, përfshirë 5.5 milionë euro pagesa të prapambetura. Megjithatë, shifrat nuk janë konfirmuar nga vetë Platini.
Me përfundimin e pezullimit, ai ka thënë se tani shpreson të marrë një rol të ri në botën e futbollit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.