Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin për ngacmim seksual dhe mbajtje, posedim ose kontroll të paautorizuar të armëve.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 26 nëntor, rreth orës 23:30, pasi një grua ka deklaruar se i dyshuari i kishte dërguar një mesazh ngacmues dhe një fotografi intime.
Gjatë arrestimit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë pa leje, një karikator dhe tre fishekë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
NGACMIM SEKSUAL/MBAJTJE POSEDIM OSE KONTROLL I PA AUTORIZUAR I ARMËVE
Prishtinë 26.11.2026 – 23:30. Viktima femër kosovare, raporton se i dyshuari mashkull kosovar, i kishte dërguar një mesazh ngacmues dhe një fotografi intim. I dyshuari është arrestuar nga ana e policisë, në posedim të tij është gjetur dhe konfiskuar një armë pa leje, një karikator dhe tre fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.